Nga Shqipëria / E Premte 18 Tetor 2019, 13:01

Mozzik nuk është më i njëjti, ja çfarë e ka ndryshuar reperin

Jeta e reperit të njohur Mozzik ka ndërmarrë rrjedhën e ndryshimeve. Ai dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre, nga e cila kanë dhe një vajzë, vogëlushen Hana. Ndonëse të ndarë, dyshja kanë vendosur që të kujdesen për të bijën në mënyrë të barabartë.

Edhe pas ndarjes nga reperja, Mozzik ka treguar se po e vazhdon rrugën e tij. Ai ka zgjedhur të vazhdojë me projekte të reja muzikore dhe ka lajmëruar për këngën më të re. Madje reperi po përgatitet që të rikthehet më me bujë se kurrë në muzikë.

Shumica e njerëzve mendojnë se fama, paratë, i tjetërsojnë njerëzit por sot Mozzik ka treguar të kundërt. “Paratë nuk më ndryshuan, ditët kur nuk kisha po", ka shkruar ai në një postim të bërë në Instastory. I gjithë frymëzimi dhe ambicia e reperit për ta arritur këtu ku është sot, ka ardhur nga një periudhë e vështirë e jetës, e cila ka shërbyer që t’i rikthehet në forcë.