I ftuar ditën e sotme në ‘Wake Up’ ka qenë opinionisti i njohur Olti Curri. Ai njihet për natyrën e tij paska ngacmuese, dhe nuk nguron të jetë realist.

Olti foli ne studio lidhur me peshën e tij, gjë e cila është vënë re menjëherë. Opinionisti i njohur tregoi se ka vuajtur shumë nga mbipesha, derisa e mori gjithcka nën kontroll dhe filloi të kujdesej. Edhe në sajë të një ndërhyrjeje në stomak, Olti arriti të humbte shumë kilogramë.

“Isha 150 kilogramë, derisa vendosa që të shpëtoja veten. E pyeta mjekun nëse kishte rrezik, ndërkohë ai m’u përgjigj se e rrezikshme ishte pesha ime”. Olti po ashtu tregoi se i është dashur shumë punë dhe ushtrime derisa arriti të dobësohej. Ai tha po ashtu se është shumë i kujdesshëm me ushqimet, dhe se shumë gjëra nuk i lejohet t’i konsumojë.











