Robert Berisha është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat, për shkak te fizikut të tij të bukur. Artisti është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku numëron fansa të shumtë.

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, ai është fokusuar tek projektet e reja që pritet të shfaqen në ekranet tona. Roberti na ka habitur të gjithëve teksa ka gjetur sozinë e tij. Përmes instastoryt, ai ka treguar se ka një ngjashmëri të madhe me John Travolta.

Aktori i njohur i Hollywood-it ka tipare të njëjta me artistin tonë, dhe vetëm tani që Roberti bashkoi foto me të, kuptuam ngjashmërinë mes tyre. Kjo ishte në kuadër të shakasë për Robertin, por realisht tiparet e tyre ngjasojnë shumë.













