Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 23:11

'Mesazhi më i bukur që kam marrë', emocionohet Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është një ndër femrat më të suksesshme të ekranit. Para pak javësh, ajo ka nisur me drejtimin e emisionit të saj ‘Shiko kush luan’, që pëlqehet shumë nga publiku dhe thyen rekord për shikueshmëri. Përpos emisionit, Luana ka lajmëruar dhe për një tjetër projekt gjigant, që është aluduar të jetë një album.

Luana numëron fansa të shumtë të cilët e vlerësojnë shumë për natyrën e saj puntore. Ato i shkruajnë vazhdimisht duke i treguar se ndihen shumë krenarë për të. Mbrëmjen e sotme, moderatorja ka ndarë një prej këtyre mesazheve në Instastory, duke e konsideruar më të bukurin që ka marrë ndonjëherë.

Një ndër ndjekësit e saj i ka shkruar: ‘I dashur njeri real! Sinqeriteti dhe shkathtësia jote të kanë bërë kjo që je sot…edhe bukuria por bukuria është dicka plus, sepse ti ke arrit këtu ku je sepse ke punuar…Na bën të marrim shembull nga ty…Përgëzime…ndihem krenare që jam pjesë e njerëzve si ty edhe pse janë shumë të rrallë…Respekte!”. Ky mesazh e ka bërë shumë të lumtur Luanën, e cila ka shkruar: ‘Mesazhi më i bukur që kam marrë... o njeri i bukur! Do doja shumë të të njihja personalisht!”.