Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 22:10

'Është dashuruar’, Capital T nxjerr zbuluar Taynën

Reperja e suksesshme Tayna, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të titulluar ‘Sicko’. Kënga është kthyer në një hit të menjëhershëm duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin e Youtubit, në një kohë të shkurtër.

Ndërkohë, Tayna ka marrë shumë vëmendje edhe për paraqitjen tejet provokuese në videoklip e cila është komentuar së tepërmi. Reperja ka postuar në profilin e saj të Instagramit një foto, ku shihet e veshur me një fustan të kuq, e kuruar deri në detaje dhe me një pije në dorë (ky look është dhe pjesë e videoklipit). “Filluam duke pirë për dashuri prapë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Të shumta janë komentet, si nga fansat ashtu dhe nga personazhet VIP. Nga këta të fundit, ka rënë në sy komenti i këngëtarit të njohur Capital T, i cili në një farë mënyre e ka nxjerrë zbuluar Taynën. ‘Është dashuruar’, ka shkruar ai. Ndërkohë reperja ka replikuar duke thënë “Çfarë po thua”, shoqëruar nga të qeshura me lot.