Vetëm 10 ditë më parë Granit Xhaka u bë baba për herë të parë. Së bashku me gruan e tij Leonita, ata sollën në jetë vajzën me emrin Ayana. Dyshja të lumtur e ndanë lajmin me të gjithë ndjekësit, duke postuar edhe foto të bukura.

Tashmë jeta e futbollistit të njohur ka ndryshuar rrënjësisht. Dhe këtë Graniti na e ka treguar në çdo moment.

E ndërsa ditën e sotme Graniti ka postuar një tjetër foto me vogëlushen në krahë. Tepër i kujdesshëm dhe i përkushtuar, futbollisti duket se këto momente i shijon shumë.

Pa e treguar portretin e së bijës, ai qëndron i shtrirë teksa Ayanën e ka vendosur në kraharor. ‘Duke shijuar kohën e lirë me princeshën time’,-shkruan ai, ndërsa mami Leonita la komentin e bukur: ‘Bota ime’. Një familje e mrekullueshme.










