Gazetarja shqiptare shumë bukuroshe Sasa Hoda ka folur si rrallëherë për jetën private e ftuar në emisionin "Glamour Zone" në Ora News. Për herë të parë Sasa konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

"Po se pse stepesh te jeta private dhe nuk na tregon asgjë. Cili është statusi yt aktual?", e pyeti moderatorja.

"Po, gjithë kjo gocë, sikur s’ka lezet single", u përgjigj Sasa.

Megjithatë gazetarja nuk e ka bërë ende publik identitetin e djalit që i ka marrë zemrën.









