Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 17:05

I habiti të gjithë me fustanin e dasmës, Vesa Luma tregon nga u frymëzua

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma para 4 vitesh kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Big Bastën. Dasma e çiftit u komentua gjerë e gjatë në media dhe Vesa i mrekulloi të gjithë me fustanin e veçantë të nusërisë. Fustani i saj ishte i shkurtër dhe modern.

4 vite pas dasmës, Vesa ka zbuluar më në fund se nga është frymëzuar për një gjetje të atillë. Ajo ka shkëputur një pjesë të videoklipit  “November Rain” ku shihet një modele e veshur me fustanin e nusërisë dhe e ka shpërndarë në Instastoryn e saj.

Vesa ka treguar se kjo video ka shërbyer si frymëzim për të dhe ka tentuar të veshë diçka të ngjashme.  “Nga momenti i parë që pashë këtë video legjendare, u betova se ky do të ishte fustani im i martesës… ose i ngjashëm”, ka shkruar ajo.