Një nga moderatoret më bukuroshe të spotit dhe ndër më të dashurat për publikun është padyshi Hygerta Sako. Hygerta ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", ku tregoi më shumë për karrierën e saj dhe pasionin për futbollin.

"Unë kam parë futboll që e vogël dhe kemi qenë si familje të gjithë të apasionuar me futbollin. Jam rritur me atë frymë. Ishte e natyrshme të dalësh në këtë profesion. Ndaj ndihem shumë e qetë. Televizioni ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Që në momentin e parë në TV dhe deri më sot, unë kam qenë e lumtur dhe e kam shijuar në maksimum", u shpreh Hygerta.

E pyetur cili është futbollisti i saj i preferuar, Hygerta u shpreh se Lorik Cana është i pazëvendësueshëm.

"Për mua një figurë qëndrore e kombëtares ishte kapiteni Lorik Cana, për vet frymën që kishte dhe atë që jepte në fushë. Deri tani ai nuk është zëvendësuar dhe këtë e them hapur. Ende nuk kemi një lider në kombëtare", tha Hygerta.








