Aktorja turke Meltem Miraloglu është martuar me një amerikan 80-vjeçar shumë të pasur dhe lajmin e martesës e ka mbajtur të fshehtë. Mediat turke arritën ta nxjerrin zbuluar dhe mësuan se pas martesës ajo është nisur për në Amerikë.

Ndonëse dyshja ka një diferencë të madhe në moshë, kjo nuk i ka penguar të mendojnë për zgjerimin e familjes. Në një intervistë për kanalin turk “Meltem”, aktorja ka treguar se ajo dhe 80-vjeçari do të bëjnë një fëmijë me fertilizim in vitro.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga djali i pasanikut amerikan. Pas veprimeve të tij, ai e ka mohuar si baba.











