Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 15:03

'Do ia kalosh dhe gjirafes', Albani kalon ditën më të bukur me të bijën

Alban Skënderaj është ndër këngëtarët më të preferuar të publikut. Artisti i mirënjohur është shumë aktiv në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të na tregojë momente të lumtura me familjen.

Ai dhe Miriami janë prindër të një vajze, për të cilën ndjehen shumë krenarë. E pikërisht ditën e sotme, ka qenë Albani që ka postuar disa foto me të bijën dhe me bashkëshorten, teksa janë duke pushuar.

Familja mesa duket kanë zgjedhur të shkojnë në një kopësht zoologjik, dhe prej aty kanë bërë foto të bukura.

Në një prej tyre shihet Albani me vajzën dhe gjirafat në sfond. Albani shkruan: “Si e ke nisur, do ia kalosh dhe gjirafës një ditë”.

Mesa kemi vënë re familja janë argëtuar nën shoqërinë e njëri tjetrit, dhe na kënaqën edhe ne me fotot e mrekullueshme. Dyshja janë po ashtu në pritje të një tjetër fëmije.