Aktorët Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë bërë shumë të famshëm për publikun me rolet e tyre në telenovela. Çifti prej 5 vitesh janë bashkë e fansat e tyre prisnin për një dasmë. Por Sebastiani me deklaratën e fundit na ka zhgënjyer.

Aktori është shprehur se është i lumtur me Angelique, por nuk mendon të martohet me të.

Ai ka thënë se beson në dashuri, por nuk beson në martesë dhe se lidhja e tij me Angeliquen shkon përtej martesës.

"Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesa, por besoj në dashuri", u shpreh Sebastiani./Xing.al.







