Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 15:03

Jemi shkrirë së qeshuri me të, ja si duket sot mamaja e Elsës tek 'Pallati 176'

Të gjithë e kujtojmë me nostalgji komedinë me titull ‘Pallati176’, kjo për shkak të batutave të bukura, dhe kastit të mrekullueshëm të aktorëve. Duke filluar nga Roland Trebicka, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Ilir Bezhani dhe Pavlina Mani.

Pavlina ka qenë në një rol mjaft të spikatur, si mamaja e personazhit kryesor Elsës. Batutat e saj të gjithë i mbajmë mend, e padyshim do mbetet një figurë e dashur për publikun.

Aktorja e njohur prej vitesh është zhvendosur në Amerikë me bashkëshortin e saj Pirro Manin.

Plot 33 vite pas komedisë, kemi patur mundësinë të shohim sërish aktoren e dashur, përmes një fotoje të postuar nga kryeredaktori i Gazetës Shqiptare në SHBA, Dalip Grecka. Ai ka postuar foton ku duket së bashku me Pavlinën dhe Pirron.

Aktorja duket paksa ndryshe, me flokët e prerë shkurt dhe me syze. Pavlina ka pozuar e buzëqeshur krah bashkëshortit, dhe mesa kemi vënë re, ajo mbetet sërish aq e bukur sa atëherë.