Dy ditë më parë reperja shumë e komentuar në media dhe që ka arritur sukses me hitet e saj, Tayna publikoi këngën më të re "Sicko", që brenda pak orësh arriti një milion shikime. Kënga u pëlqye shumë dhe Tayna pati mbështetje edhe nga kolegët e saj artistë.

Një ndër to ishte edhe Xhensila Myrtezaj e cila e postoi këngën e Taynës në Instastory duke thënë dy fjalë: "Një bishë si ajo".

Tayna e ka vlerësuar këtë gjest nga Xhensila dhe e ka ripostuar videon në profilin e saj në Instagram.

Tayna dhe Xhensila janë jo vetëm kolege, por edhe mikesha e pak kohë më parë u filmuan bashkë.











