Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 14:02

E kritikuan që nuk uroi të atin, Lori i prek të gjithë me fjalët: 'Nuk e kuptoni dhimbjen time'

Familja Hoxha organizoi dje festën e përvitshme të "Top Channel", me rastin e ditëlindjes së themeluesit Dritan Hoxha, një ndër njerëzit më të vlerësuar të medias. Por ndërkohë shumë prisnin një dedikim nga vajza e tij, Lori Hoxha. Pikërisht për këtë, Lori u kritikua nga një ndjekëse, për faktin se nuk e kishte uruar të atin.

Lori vendosi t'i përgjigj publikisht ndjekëses duke dhënë edhe një mesazh shumë me vlerë. Lori shkruan se jo gjithçka duhet të bëhet për syrin e publikut dhe se një postim në rrjete sociale, nuk do të kishte ndryshuar aspak dhimbjen e madhe që ajo ndjen.

“Jo gjithçka që unë bëj duhet të jetë në rrjete sociale. Vetëm sepse nuk e publikoj nuk do të thotë se nuk e bëj, nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk e përjetoj. Duke qenë në syrin e publikut për kaq shumë kohë, kam mësuar dhe kuptuar se çfarë është afër zemrës sime duhet të qëndrojë larg nga ato që nuk janë afër zemrës sime. Jemi mësuar të shohim çdo urim për ditëlindje, për ditën e nënave, baballarëve dhe miqëve në ‘Instagram’, aq shumë sa kemi nisur të bazohemi dhe të gjykojmë çdo marrëdhënie nga prania apo mungesa e këtij urimi virtual. “

“Edhe unë kam qenë pjesë e këtyre njerëzve e nëse në një moment e gjen veten të shqetësuar nga ky fakt, tërhiqu një hap prapa dhe vlerëso jetën tënde. E dua motrën time po njësoj edhe pse nuk e urova në ‘Instagram’ për sjelljen në jetë të bukuroshit tim Roman. Isha pranë saj duke ja bërë të ditur këtë gjë vetëm asaj e jo botës. E kuptoj se sot do ishte ditëlindja e babait tim. Ai do mbushte plot 51 vjeç, dhe ky është viti i 11-të që nuk mundem t’i jap puthjen e ditëlindjes. Do kishte ndryshuar gjë nëse do kisha postuar diçka për të? Vetëm botëkuptimin tuaj, jo dhimbjen time.”

“Jetoj me kujtimin e tij çdo ditë, kështu që ju lutem mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq. Nuk e dini se çfarë po kalon ai njeri, tregohuni pak më të zgjuar. Mos lejoni që rrjetet sociale të ndërhyjnë në sensitivitetin tuaj. Të gjithë jemi njerëz nga ana tjetër e ekranit” shkruan Lori në postimin e saj.