Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 12:12

Tuna ndan sekretin, ja si po e rrit këngëtarja djalin

Dy vite më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun, Tuna u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Tianit. Si këngëtarja, edhe bashkëshorti i saj, Patrisi postojnë shpesh foto me vogëlushin.

Por sot Tuna ka ndarë edhe një këshillë për prindërit, se si duhen rritur fëmijët që të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm.

Në një foto ku Tiani shfaqet duke luajtur me një qen, Tuna shkruan: "Mësoni fëmijët të jenë të sjellshëm më kafshët, ata do rriten duke qenë të sjellshëm me njerëzit".

Kujtojmë që Tuna dhe Tiani aktualisht janë zhvendosur në SHBA pranë Patrisit.