Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 12:12

Roza i tha se është vetëm, Olti merr ne telefon Ritën dhe i tregon të vertetën

Roza Lati dhe Olti Curri ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në promovimin e librit të deputetes Grida Duma. Dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe nuk kanë nguruar të postojnë foto e video në rrjetet sociale.

Që të dy njhen për natyrën komike, dhe së bashku kanë vijuar të sajojnë situata për të qeshur. Ka qenë Roza ajo që ka nisur videon, ndërkohë që Olti sapo e kupton, nuk nguron t’i bashkohet.

Ata kanë filluar të bëjnë sikur janë duke folur me Ritën, e cila siç kuptuam, është shumë kërkuese ndaj së bijës.

Olti ka përfituar nga rasti t’i thotë se Roza është mirë. “Po ma, deri tani këtu është, Roza është mirë”,-ka përfunduar ai me shaka.

Edhe reagimi i Rozës po ashtu ishte mjaft komik. “Po ma këtu jam”,-vijoi ajo duke qeshur. Olti dhe Roza kanë treguar se janë kënaqur në evenimentin ku kanë qenë të ftuar.