Mbrëmjen e djeshme si çdo vit u mbajt festa e Top Channelit, që përkon me ditëlindjen e themeluesit të këtij televizioni, Dritan Hoxhës. Në festë ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, por mes tyre mungonte Arbana Osmani.

Arbana nuk mund të ishte pjesë e festës pasi moderatorja ndodhet në Francë.

Nga atje Arbana ka postuar foto e video e në njërën prej tyre shkruan se ndihet mirë që është kthyer në Paris.

Ndërkohë festa u organizua pikërisht në ambjentet ku do të bëhet shtëpia e "Big Brother".

Prezantuesit e mbrëmjes ishin Isli Islami dhe Ori Nebiaj të cilët zbuluan programet e reja që do shfaqen në Top Channel duke përmendur mes tyre edhe "Big Brother". Isli zbuloi se "Big Brother" do të nisë në 2020.







