Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 10:10

Prindër për herë të tretë, çifti i njohur i showbizit pozojnë me bebin e porsalindur

Pak ditë më parë dy aktorët e njohur, Blake Lively dhe Ryan Reynolds u bënë prindër për herë të tretë. Ardhja në jetë e fëmijës së tretë u zbulua nga mediat e huaja pasi çifti janë treguar shumë të rezervuar.

Së fundmi, sërish në media e rrjete sociale po qarkullon një foto e Ryan dhe Blake duke pozuar për herë të parë me vogëlushen e porsalindur.

Çifti shfaqen të përqafuar si një familje ndërsa vajzës ia kanë mbuluar fytyrën.

Ryan dhe Blake janë prindër edhe të dy vajzave, 4 vjeç dhe 2 vjeçe. 

Lajmin e pritjes së ëmbël çifti e bënë publik në maj të këtij viti kur Blake u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e filmit "Pokemon Detective Pikachu".