Një nga vajzat më të bukura të showbizit dhe ndër më të komentuarat ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Agnesa Vuthaj ishte e ftuar në "Ftesë në 5", ku foli për karrierën dhe jetën personale.

Modelja tregoi se kohët e fundit ka qenë e angazhuar me biznesin e saj, por e merr malli edhe për modelingun.

Gjatë intervistës, Agnesa tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje në hundë, por ky dyshim kishte zgjatur vetëm pak ditë.

Agnesa duke qeshur shtoi se ndoshta hunda e ka lënë ende pa gjetur një partner.











