Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 10:10

Habit modelja shqiptare: Hunda më ka lënë pa të dashur

Një nga vajzat më të bukura të showbizit dhe ndër më të komentuarat ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Agnesa Vuthaj ishte e ftuar në "Ftesë në 5", ku foli për karrierën dhe jetën personale.

Modelja tregoi se kohët e fundit ka qenë e angazhuar me biznesin e saj, por e merr malli edhe për modelingun. 

Gjatë intervistës, Agnesa tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje në hundë, por ky dyshim kishte zgjatur vetëm pak ditë.

Agnesa duke qeshur shtoi se ndoshta hunda e ka lënë ende pa gjetur një partner.