Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 09:09

U zhduk nga rrjetet sociale, Dua Lipës i ndodh çudia

Ditët e fundit këngëtarja shqiptare që arriti sukses të jashtëzakonshëm me hitet e saj, Dua Lipa është zhdukur nga rrjetet sociale. Këngëtarja fshiu të gjitha postimet nga Instagrami dhe gjithashtu fshiu edhe foton e profilit.

Mirëpo kjo gjë nuk e ka penguar aspak Instagramin e Duas që të rritet akoma më shumë. Këto ditë, nga 34.9 milion fansa, pas fshirjes së postimeve, profili i Duas ka shkuar në 35 milion.

Fansat mendojnë se zhdukja e papritur e Duas ka lidhje me albumin e ri për të cilin këngëtarja shqiptare po punon prej kohësh.

Hera e fundit kur u pa Dua ishte dy ditë më parë kur u fotografua duke xhiruar videoklipin e ri.