Nga Shqipëria / E Enjte 17 Tetor 2019, 00:12

Ndjekësja e ironizon për foton e fundit, Dafina Zeqiri nuk ja lë mangut përgjigjen

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht poston foto nga më të ndryshmet, të cilat e vendosin në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme Dafina publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto që ka rënë pre e shumë kritikave. Në foton në fjalë, këngëtarja shihet pranë një grupi fëmijësh dhe të gjithë së bashku kanë bërë një gjest të pahijshëm.

‘Oh po iu mëson gjëra të mëdha’, ka komentuar një ndër ndjekëst e saj duke ironizuar veprimin e Dafinës. Ndërkohë kjo e fundit nuk ia ka lënë mangët përgjigjen. “Oh jo e dashur i keni mësuar ju të bëjnë këto veprime para se t’i mësonit fjalët e para”, ka replikuar këngëtarja.