Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Tetor 2019, 23:11

‘Kisha frikë’, Rozana rrëfen ëndrrën e saj të parealizuar me Françesk Radin

Ikja e artistit të madh, Françesk Radit, bëhët gjithnjë e më e largët por kujtimi i tij ruhet në mendje e në zemra. Kjo e mërkurë, në emisionin ‘Soiree’, iu dedikua e gjitha atij ndërkohë që të ftuar ishin miq e familjarë, mes të cilëve dhe Rozana Radi.

Këngëtarja ka zbuluar pengun më të madh që i ka ngelur për Françeskun. "Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon. Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare që sot mbajnë firmën time dhe kanëhyrë në fonotekën e muzikës shqiptare", është shprehur ajo.

Moderatorja Shehu e ka pyetur nëse për shkak të ndrojtjes nuk ka mundur të shkruante një tekst për xhaxhain. "Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t'i thoja "Franko të pëlqen kjo gjëja ty', dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshte kisha qejf të këndoja, më thoshtë 'mirë', por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai", ka vijuar ajo.