Tayna është një ndër reperet më me emër në estradën shqiptare, e cila në një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të padiskutueshëm. Ajo është treguar shumë aktive në muzikë, duke sjell këngë të njëpasnjëshme që janë kthyer menjëherë në hite.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar ‘Sicko’. Ky projekt i ri muzikor është pritur shumë mirë nga fansat dhe ka arritur 1 milion shikime në vetëm një ditë. Në klip Tayna shfaqet shumë sensuale dhe ka marrë maksimumin e vëmendjes nga fansat.

Për të festuar suksesin e 1 milion shikimeve në Youtube, reperja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video e cila padyshim po ‘thyen’ rrjetin pasi Tayna ka bërë lëvizje shumë provokuese. Videoja në fjalë ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga fansat, të cilët janë të lumtur për suksesin e saj dhe i thonë që meriton akoma më shumë.











