Këngëtarja e njohur e rangut botëror, Nicki Minaj, para disa javësh deklaroi e vendosur se do të tërhiqej nga muzika për të mos u kthyer më e për t’ju dedikuar jetës personale."Kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time", u shpreh ajo në platformat sociale.

Mirëpo mesa duket kjo nuk do të ndodhë, të paktën jo për momentin. Nicki Minaj ka njoftuar së fundmi për projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtaren shumë të dashur për publikun, Adele.

Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” ajo u pyet në lidhje me bashkëpunim dhe reperja e konfirmoi duke thënë: “Po dhe po, po dhe po! Por Adele më bëri të betohem se nuk më lejohet t’i them askujt që jam duke punuar me të. Ne kemi xhiruar një video tashmë. Dhe është një këngë epike!” Nga kjo deklaratë e bujshme, fansat mezi po presin që kënga të publikohet.










