Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Tetor 2019, 19:07

Cristiano apo Messi? Zbulohet kush paguhet më shumë ndër dy futbollistët

Futbollistët e njohur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi gjithmonë kanë tentuar të marrin fronin e më të mirit. Ato janë konkurrentë rivalë në fushë dhe të dy janë pesë herë fitues të Topit të Artë. Por cili prej të dyve fiton më shumë?

Ndonëse të dy janë shumë të talentuar, rezulton që ylli i Juventusit, Ronaldo, ka të ardhura më të larta se Messi. Sipas burimeve nga ‘Daily Mail’, vitin e kaluar ai ka siguruar  44 milionë euro vetëm nga Instagrami, dyfishin e fitimeve të Messit, i cili mori 21 milionë euro nga postimet e tij.

Ronaldo ka bërë gjithësej 34 postime, të sponsorizuara nga Instagrami dhe falë të cilave mori shumën e madhe. Pas Ronaldos dhe Messit, në renditje vjen David Beckham (9.93 milionë euro).