Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Tetor 2019, 16:04

Pa asnjë pikë grimi në fytyrë, zor se mund t’a njihni Françeskën kështu

Modelja tërheqëse Françeska Jaçe është gjithnjë në qendër të vëmendjes për shkak të linjave të bukura trupore që ka. Bukuroshja shqiptare dallohet për natyrën e saj tërheqëse, dhe nuk nguron të jetë aktive në rrjetet sociale me foto nga më provokueset.

Por ditën e sotme modelja na ka treguar se si duket ajo pa make up.

E kemi parë gjithnjë të kuruar në daljet televizive, por edhe përmes fotove. Ndersa tashmë do e shohim edhe pa grim.

Në një video të postuar nga Françeska, e kemi parë modelen si rrallëherë. Shumë larg asaj që jemi mësuar tashmë, ajo na zbuloi se pa grim duket ndryshe. Megjithatë mbetet sërish mjaft e bukur, edhe pa vendosur make up të rënduar.