Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Tetor 2019, 16:04

Simaj merr propozim për martesë nga i dashuri 20 vjet më i madh

Aktorja e njohur turke Hazar Erguçlu e cila u bë shumë e famshme në Shqipëri me rolin e "Simajit" në serialin "Kuzey Guney", ka marrë propozim për martesë.

Mediat turke shkruajnë se i dashuri i saj regjisor, Onur Unlu i ka propozuar për martesë aktores.

Sipas mediave Hazar Erguçlu i ka thënë 'Po' propozimit dhe së shpejti çifti do e kurorëzojnë dashurinë në martesë.

Lidhja e aktores me regjisorin 20 vite më të madhe ka qenë shumë e komentuar në media.

Aktorja 27-vjeçare është shprehur se është shumë e lumtur krah Onurit dhe diferenca e tyre në moshë nuk përbën fare problem./Xing.al