Një nga modelet më të bukura e më të komentuara në media prej vitesh, Miranda Kerr është bërë nënë. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga mediat e huaja ndërsa ditën e sotme Miranda ka zbuluar emrin e vogëlushit.

Modelja 36-vjeçare ka postuar në Instagram një foto ku tregon se i ka vendosur vogëlushit emrin Myles.

"Jemi shumë të lumtur me ardhjen në jetë të Myles dhe mirënjohës për urimet tuaja. Jemi shumë të emocionuar që mirëpresim në familje djalin tonë të bukur", shkruan Miranda.

Modelja është e martuar me CEO-n e Snapchat Evan Spiegel dhe bashkë kanë edhe një djalë tjetër.






