Getoar Selimi është një ndër reperët më të njohur në vend. Me shumë hite në repertor, artisti ka ditur si të rezistojë në treg. Kjo dhe falë talentit të tij për të sjellë këngë mjaft të bukura, dhe bashkëpunime interesante.

Dhe mesa duket një bashkëpunim po kaq interesant do të jetë ky i rradhës. Në postimet e Getit është vënë re se ai po përgatitet për një këngë. Dhe do të jenë pikërisht emra të njohur të muzikës si Blunt dhe Real.

Ka qenë reperi Blunt që përmes një postimi ka ngjallur dyshime, pasi ai ka shkruar:"Babat e repit. Direkt nga planet Namek”,-ka përfunduar ai, teksa duket nën shoqërinë e Blunt.

Ndërkohë burime pranë ‘Prive’ bëjnë të ditur se xhirimet e fundit kanë përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të publikohet ky projekt.










