Reperi shqiptare shumë i komentuar, Stresi tanimë ka marrë edhe vëmendjen e mediave gjermane. Prestigjiozja "Bild" i ka kushtuar një artikull Stresit dhe videoklipit të tij të ri në të cilin shfaqet me një makinë luksoze.

Gazeta gjermane e nis artikullin me fjalët: Reperi nga Shqipëria xhiron videoklipin e tij mbi një BMW 5 gold.

"Bild" shkruan se BMW x5, gold e Stresit mund të arrijë nga 0 në 100 km në vetëm 3,8 sekonda. Makina e reperit është një makinë luksoze e cila arrin 700 kuaj fuqi dhe ka një çmim marramendës.

Artikullin e gazetës gjermane e ka publikuar edhe Stresi i cili e falenderon.








