Aktori turk Baris Arduç u bë shumë i njohur në Shqipëri falë serialit "Dashuri me qira", ku luante rolin e Omerit krah aktores Elçin Sangu. Ky serial e ktheu Baris Arduç në aktorin e preferuar të publikut dhe me siguri ju ka marrë malli ta shihni sërish në ekran.

Xing.al bën të ditur se Omeri do rikthehet në ekranin shqiptar me serialin "Kuzgun" i cili së shpejti do nisë në TV Klan. "Kuzgun" është aktualisht një nga serialet më të ndjekur në Turqi dhe ka kapur shifra të larta shikueshmërie.

Xing.al bën të ditur gjithashtu se TV Klan ka blerë edhe disa seriale të tjerë që priten të transmetohen së shpejti si "Gylperi" dhe "Kurulus Osman" i cili është vazhdimi i "Ertugrul".









