Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Tetor 2019, 09:09

Kënga e e re e Taynës po bën namin, por askush nuk e kapi këtë detaj

Mbrëmë Tayna publikoi këngën që fansat po e prisnin me padurim. "Sicko" mban titullin projekti i cili po shkon drejt 1 milion shikime shumë shpejt edhe pse pak ditë më parë u publikua në Youtube pa lejen e reperes. 

Në klip Tayna dukej si gjithnjë në super formë dhe këtë herë reperja erdhi sensuale. 

Por një detaj nga kënga e re nuk e keni vënë re dhe është pikërisht një zë i dytë. Në mes të këngës dëgjohet zëri i këngëtarit Lindon duke krijuar tinguj siç di vetëm ai.

Muzika e kësaj kënge është realizuar nga Cricket ndërsa tekstin e shkroi Tayna.

Burimi: Prive.al