Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 23:11

Tayna publikoi këngën më të re, Mozzik bën gjestin e papritur

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshmë në estradën shqiptare. Ajo është treguar shumë aktive në muzikë duke sjellë këngë të njëpasnjëshme, të cilat kthehen menjëherë në hite.

Ditën e sotme ajo publikoi këngën më të re, të titulluar ‘Sicko’. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe ka marrë shumë komente pozitive. Tayna shfaqet shumë provokuese në klip dhe vetëm pak orë nga publikimi, po thyen rekorde shikueshmërie.

Taynën e kanë uruar shumë nga kolegët për projektin e saj të fundit, një prej të cilëve dhe reperi Mozzik. Ai e ka mbështetur publikisht reperen duke ia shpërndarë këngën në Instastoryn e tj.