Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 23:11

Rina shkëputet nga muzika, zbulohet arsyeja

Për dy vite, Rina është kthyer në një ndër reperet më të sukesshmë të estradës shqiptare. Mirëpo pavarësisht suksesit të arritur, ajo ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

Reperja ka mbyllur Instagramin dhe motra e saj ka dhënë lajmin se Rina për disa kohë nuk do të jetë aktive. “Rina nuk do te jete aktive per nje kohe te caktuar per arsye personale, faleminderit per mirekuptimin”, ka njoftuar motra e saj.

Burime nga ‘Prive’ kanë bërë të ditur, se në fakt arsyeja e kësaj shkëputje, janë disa mospajtime që reperja ka pasur me menaxherin e saj. Rina mesa duket është larguar nga labeli ‘On Records’, ku mori dhe famën që gëzon tani.