Ish-banori i ‘Big Brother’, Arbër Çepani ishte këtë pasdite i ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo, bashkë me motrën e tij, Edlirën. Ato kanë folur gjerë e gjatë për marrëdhënien familjare që ekziston mes tyre dhe moderatori ka treguar disa nga situatat më qesharake, kur prindërit i kërkojnë një nuse për në shtëpi.

Arbri ka treguar në studio se ua ka bërë të qartë prindërve se do të martohet në moshën 45 vjecare, më parë ka ndërmend t’i lërë hapësirë vetes. Ai ka të caktuar dhe kriteret që duhet të ketë partnerja e tij, në mënyrë që ai të martohet me të.

Nusja e Arbrit duhet të dijë të gatuajë tavë dhe gjellë me bamje ose përndryshe nuk ka dasmë. Ish banori i Big Brother është treguar shumë i paqëndrueshëm përsa i përket njeriut të jetës, ai ende nuk e ka vendosur ndonëse e di që tashmë i ka ardhur koha ta gjejë.












