Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo numëron një numër të madh fansash, të cilët e mbajnë si idhull dhe i dëgjojnë vazhdimisht këngët e saj.

Bebe ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re ‘You can’t stop the girl’, e cila është kolona zanore e filmit “Maleficent 2” ku protagoniste është Angelina Jolie. Kujtojmë që filmi u bë shkas që aktorja dhe këngëtarja të takoheshin, duke iu bërë kështu ëndrra realitet Bebes.

‘You can’t stop the girl’ është pëlqyer shumë nga fansat madje një prej tyre e ka surprizuar Beben duke e kënduar këngën dhe më pas i ka nisur asaj videon. Bebe është mahnitur nga gjesti i fanses dhe ka vendosur ta shpërndajë në profilin e saj të Instagramit. “Gjërat materiale janë të disponueshme, fama nuk zgjat. Këto mesazhe shpresoj të lënë gjurmë në jëtë përgjithmonë’, ka shkruar këngëtarja krahas videos së publikuar.








