Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 20:08

Super hit: Tayna thyen rekord me këngën e re

Reperja e njohur Tayna është një nga më të preferuarat e publikut. Me shumë hite në repertor, artistja di si të tërheqë gjithnjë vëmëndje. Ajo njihet për stilin e veçantë dhe ekstravagant.

Prej ditësh Tayna ka paralajmëruar këngën e re, së cilës do i bashkangjiste edhe një klip mjaft interesant. Kënga është publikuar vetëm para pak minutash dhe sigurisht që u pëlqye shumë nga fansat.

‘Sicko’ titullohet ky produksion mjaft i bukur i reperes së dashur për publikun, ndërsa artistja shfaqet sensuale dhe me veshje të bukura.

Kënga është ritmike ashtu siç bën gjithnjë Tayna, gjersa komentet kanë qenë shumë pozitive nga të gjithë. Madje vetëm pak pas publikimit kënga e re ka thyer rekord me shikime. Ndiqni videoklipin e ri më poshtë.