Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 20:08

Në përvjetorin e martesës, Labinot Gashi bën gjestin e ëmbël për të shoqen

Moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa Bajrami, u bënë prindër për herë të pare në dhjetor të vitit qe lamë pas. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e veçantë Rroa. 

Ditën e sotme, Labi dhe e shoqja festojnë përvjetorin e martesës. Ndryshe nga vitet e mëparshme, festimit të tyre këtë herë i është shtuar dhe vogëlushja.

Në kuadër të kësaj dite, moderatori ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, foton e një portreti familjar, ku shihet ai, Qëndresa dhe Rroa. “Zemër sot ne festojmë edhe përvjetorin e martesës sonë. Këtë vit përvjetorin e kemi edhe me të bukur me Rroan tonë. E përzgjodha këtë foto që simbolizon dhuratën më t’çmuar që m’ke fal tash e 9 muaj. Ju dua pa fund”, ka shkuar ai krahas fotos.