Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Barbana Dini, njoftoi se do ta rikthejë Ergin në muzikë për herë të fundit. Ajo ka çuar në fund, një ndër këngët që artisti kishte lënë në gjysmë dhe e ka publikuar ditën e sotme.

Kënga është duet dhe mban titullin ‘Ku je’, një titull që vetë Ergi e kishte menduar. Një pjesë e tekstit është shkruar nga Ergi ndërsa pjesa e Barbarës është realizuar me shumë mjeshtëri nga Pandi Laço. “Ndoshta nuk më sheh por e ndjej që më mbron, di që brenda meje me mua jeton, nuk arrij me të prek por në gishta të kam, shpirtin ta kam unë në vena si gjak”, këto janë disa nga vargjet e këngës.

I gjithë teksti transmeton një dashuri të madhe që bëhet njësh me ndjenjën e mallit. Zëri i Ergit shpalos një potencial më të fortë se kurrë dhe mendimi që kjo është kënga e tij e fundit, na i theu zemrat. Bota e artit sot e ndjen më shumë se kurrë humbjen e një të riu kaq të talentuar!










