Një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit botëror, Hailey dhe Justin Bieber, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë me datë 30 Shtator. Ato u martuan me një ceremoni luksoze por shumë private në Karolinën e Jugut duke ndjekur të gjitha ritet fetare.

Ditët e para të martesës po shkonin shumë mirë por tani mesa duket kanë nisur problemet. Burime të afërta kanë treguar për “Radaronline.com” se Hailey ka filluar të shqetësohet për mënyrën e jetesës së Justinit, për shpenzimet e tij të tepërta. “Justin jeton si një princ. Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, ose nuk është i lumtur. Sigurisht ai fiton shumë, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai ka blerë një mori pronash kohët e fundit dhe vazhdimisht po shpenzon pasuri në bizhuteri, rroba, makina dhe gjithçka që sheh në internet që i duket tërheqëse. Asaj i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsiv është ai, por disa nga blerjet e tij kohët e fundit kanë qenë qesharake”, ka treguar burimi i afërt me dyshen.

Modelja bukuroshe është shqetësuar po ashtu për sjelljet e tij si adoleshent dhe kjo nuk është aspak shenjë e mirë. Kjo gjë e bën Haileyn të ndihet keq pasi Justin është i rritur tanimë dhe duhet të fillojë të sillet si i tillë.










