Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 18:06

Ku mbeti luksi? Kate dhe William udhëtojnë me dumdum për në eventin e rëndësishëm

Kate Middelton dhe Princi William ditën e djeshme kanë nisur turin e tyre në Pakistan. Familja mbretërore do të qëndroje atje për disa ditë ku do të vihet në dijeni për problematikat kryesore.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim zakonisht, Kate dhe William janë veshur në një mënyrë shumë tradicionale, në mënyrë që të përshtaten. Ditën e djeshme Kate u shfaq e veshur me një fustan të thjeshtë ngjyrë blu ndërsa sot ka zgjedhur ngjyrën jeshile, duke u kombinuar me të shoqin, i cili po ashtu ka zgjedhur një kostum të ngjyrës jeshile.

Me arritjen në Pakistan, dyshja për ta ndjerë veten si vendas, e kanë lënë mënjanë luksin mbretëror. Ato kanë udhëtuar me dumdum në eventin e parë të rëndësishëm të organizuar në Pakistan në lidhje me problemet e vendit.