Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 18:06

‘Dua të jem burrë më i mirë’, Valdrini surprizon gruan

Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita Ramadani janë një nga çiftet që kanë shumë vite së bashku. Gjithnjë në mbështetje të njëri tjetrit, dyshja herë pas here na tregojnë se sa shumë duhen.

 Valdrini dhe Edita po ashtu janë prindër të një vajze të quajtur Bella.

Ditën e sotme Valdrini ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për njeriun më të shtrenjtë, gruan e tij. Përmes disa fotove së bashku, dyshja duhen shumë të lumtur.

“Gruaja ime, shpirti im binjak! Një dhuratë e madhe… mrekulli. Asnjëherë nuk ndalon së më mahnituri dhe kujtuari që duhet të të falenderoj çdo ditë. Unë kam qenë shumë egoist më parë… tani dua thjesht të jem një burrë më i mirë. Faleminderit për çdo gjë që bën dhe si më bën të ndihem”,-ka shkruar ai krahas fotove të bukura. Një dedikim mjaft i sinqertë dhe i ëmbël.