Shumë shpejt nis në Turqi sezoni i ri i serialit historik më të ndjekur "Ertugrul" i cili nis me një epokë të re. Në sezonin e gjashtë rolin kryesor do e luajë aktori Burak Ozçivit dhe seriali do mbajë titullin "Kurulus Osman".

Duke qenë se për 5 sezone ky serial është transmetuar në TV Klan, kurioziteti ka qenë i madh nëse edhe sezonin e ri do mund ta ndjekim në këtë kanal.

Përgjigjen na i ka dhënë Albert Dumani, drejtori i programacionit të TV Klan. Alberti ndodhet këto ditë në Kanë dhe ka blerë disa seriale të reja turke. Mes tyre është edhe seriali "Kurulus Osman".

Madje Alberti ka pozuar me aktorin Burak Ozçivit duke bërë të ditur se së shpejti do e shohim në TV Klan.

Gjatë qëndrimit atje, Alberti është takuar edhe me shumë aktorë të tjerë të njohur./Xing.al








