Ndonjëherë rrjetet sociale ndikojnë për keq në jetën tonë. Por megjithatë të gjithë e kemi një llogari personale, për të postuar foto apo ndjesi të momentit. Ka nga ata që nuk e duan, ashtu si Jennifer Aniston.

Aktorja e njohur e serialit ‘Friends’ nuk e kishte një llogari personale në instagram, pasi kishte dëshirë për të mos rënë pre e tyre. Por mesa duket nuk i ka rezistuar më tundimit për të qenë pjesë e këtij rrjeti gjigand dhe ka hapur llogarine e saj.

Fotoja e parë e postuar nga Jennifer ishte me miqtë e serialit ‘Friends’, Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Në mbishkrimin e fotos ajo ka thënë: “Dhe tani ne jemi edhe miq ‘Instagram-i’. Ata janë bërë të famshëm vite më parë, në sajë të serialit më të suksesshëm të titulluar ‘Friends’. Padyshim që të gjithë gëzojnë fansa të shumtë kudo në botë.












