Siç e dimë të gjithë, njeriu është i bekuar të njohë ndjenjën më të bukur: atë të dashurisë. Kur dikush gjen shpirtin e tij binjak ëndërron ta kalojë jetën pranë atij personi, në të mirë e në të keq. Deri tani gjatë këtij viti, janë të shumtë VIPAT tanë që e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë me partnerin që për to është padyshim ideali, ai i cili iu nxjerr në pah të gjitha anët e tyre të mira. Ne të ‘Xing.al’ kemi menduar t’i listojmë më poshtë të famshmit shqiptarë, që këtë vit i dhanë fund beqarisë dhe tani po jetojnë përrallën e dashurisë me njeriun e duhur:
1. Me datë 30 Mars, këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, u martua me zv.Presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin. Dasma ishte hera e parë kur dyshja u pa bashkë pasi më parë e kanë mbajtur lidhjen jashtë vëmendjes së mediave.

2. Çifti i njohur i showbizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, u martuan në fshehtësi të plotë me 7 Maj. Dasma u zhvillua në bregdet në Maldive, ndërkohë që e pranishme ishte edhe vajza e tyre. Janë dashur 12 vite që dyshja të quhen zyrtarisht burrë dhe grua, por në shpirtin e tyre e kanë ditur gjithmonë se janë bërë për njëri-tjetrin.

3. Me datë 1 Qershor aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dasma ishte madhështore, organizuar me detaje nga ‘Ami Event’ dhe u komentua gjatë në media. Pjesë e dasmës ishin personazhe të njohur VIP të cilët ndanë vazhdimisht foto dhe video nga momentet më të veçanta të ceremonisë.

4. Me datë 22 Qershor, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj dhe partnerja e tij ish-Miss Shqipëria 2013, Fiorenza Lekstakaj i dhanë fund beqarisë në një dasmë që u mbajt në kalanë e Shkodrës. Në dasmë ishin të ftuar mbi 500 njerëz të cilët u bënë dëshmitarë të kurorëzimit të dashurisë së tyre.

5. Me datë 4 Korrik, Ilda Gega, e cila u bë e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality shown Big Brother, u martua me partnerin e saj me origjinë nga Libani. Dasma u mbajt në Pallatin e Brigadave dhe Ilda dukej si një princeshë me fustanin e bardhë.

6. Me datë 12 Korrik, aktorja bukuroshe shqiptare, Fiona Gllavica, e njohur prej rolit në serialin "Ç'ka ka shpija", u kurorëzua në martesë me partnerin e saj, Arbnor Pacolli. Ditën e dasmës aktorja shkëlqeu me fustanin e saj dhe u komentua mjaft në media.

7. Këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me Rominën. Dasma u zhvillua me 17 Gusht dhe mori vëmendjen e gjithë mediave. Ajo u bë sipas traditave shqiptare dhe që në mëngjes Eriku shkoi për të marrë nusen, ndërkohë që në darkë u mbajt ceremonia e madhe.

8. Me 8 Shtator, Maria, vajza e madhe e këngëtarit të njohur shqiptar, Stefi Prifti, u martua me partnerin e saj Gezim Meta. Dasma u mbajt në një nga hotelet luksoze në Tiranë, hotel ‘Plaza’ dhe të ftuar ishin shumë familjar dhe miq të çiftit. Maria dukej si princeshë me një fustan të mrekullueshëm nga Koleksioni 2020 nga "Ami Event". Ceremonia zgjati dy ditë dhe më pas të gjithë festuan në një nga lokalet më me emër në Tiranë.

9. Me datë 14 Shtator, çifti shumë i dashur për publikun, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë duke lidhur jetët e tyre me njëri-tjetrin ndërmjet martesës. Ceremonia u mbajt buzë detit dhe më pas nisi dasma madhështore e cila u organizua nga ‘Ami Event’ dhe ishte e tëra si në përrallë. Jonida shkëlqeu me dukjen e saj, si gjatë ceremonisë ashtu dhe gjatë dasmës, ndonëse kishte preferuar një një stil të thjeshtë.

10. Me datw 21 Shtator, këngëtari i njohur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë. Blero shkoi drejt altarit shoqëruar nga e bija, Tara, ndërsa Afrona e shoqëruar nga i ati. Si Blero ashtu dhe Afrona kanë realizuar shumë fotografi përkrah njëri-tjetrit ose me njerëzit e dashur.


























