Të gjithë e njohim tashmë partneren bukuroshe të Cristiano Ronaldos. Ata janë padyshim një dyshe super e kuruar në të gjitha detajet. Georgina Rodriguez di si të tërheqë vëmendje me stilin e saj të veçantë.

Në një event në Shangai, bukuroshja e huaj ka zgjedhur të vishet nga një stiliste shqiptare.

Me një fustan që i nxirrte në pah linjat e mrekullueshme, Georgina shkëlqeu në eventin e rëndësishëm.

I gjatë deri tek këmbët dhe me një të çarë deri tek kofshët, Georgina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj mjaft ekstravagante. Fotot janë publikuar nga stilistja Lia Stublla, por edhe nga vetë bukuroshja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldos.









