Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 14:02

Ai e tradhëtoi, ajo e fal: Rikthehen bashkë çifti i njohur i showbizit

Biznesmenia 35-vjeçare, Khloe Kardashian ka vendosur ta falë tradhëtinë i bëri ish partneri, Tristan Thompson muaj më parë. Ky i fundit u kap gjatë një feste duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie Jennerit, Jordyn Woods.

Pak ditë më parë u tha se Tristan dëshiron më shumë sesa Khloe që ata të kthehen bashkë dhe se ai nuk heq dorë derisa ta fitojë sërish Khloen.

Tani ka ardhur edhe reagimi i 35-vjeçares e cila është shprehur se të gjithë gabojnë dhe e ka falur Tristanin.

"Nuk mendoj se Tristan është person i keq. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz. Do lëndohem më shumë nëse vazhdoj t'i mbaj inat. Ndodhi, ta zgjidhim, dhe të ecim para. Kjo i ka ndodhur shumë personave, jo vetëm mua. Dua t'i tregoj vajzës time që është gjë e bukur ta fal babain e saj. Dua që vajza të rrethohet me dashuri", u shpreh Khloe.