Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 14:02

Publikohet foto: Ky është i dashuri simpatik i Eliona Pitarkës

Eliona Pitarka mbrëmjen e djeshme në "Dance with me" deklaroi publikisht se është në një lidhje dashurie. Aktorja bukuroshe ia dedikoi kërcimin partnerit i cili ndodhej në sallë duke e ndjekur.

"Meqë Tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ia dedikoj njeriut tim të zemrës këtë kërcim. Hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty", tha Eliona.

"Iconstyle.al" ka publikuar sot një foto të të dashurit të Elionës e cila preferoi ta mbajë sekret për publikun.

Ai duket shumë simpatik dhe në foto shfaqet krah motrës së Elionës.

Shpresojmë që së shpejti edhe Eliona të publikojë foto krah partnerit pasi me të vërtet formojnë një çift shumë simpatik.